Ka ndërruar jetë në spitalin e Beratit Agron Toska, i cili u përplas nga makina ditën e sotme, teksa ishte duke udhëtuar me biçikletë.

 

I moshuari është hedhur fillimsht mbi kofanon e mjetit dhe më pas ka përfunduar poshtë rrotave të makinës.Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse për të nxjerrë të moshuarin nga poshtë makinës,ku përfundoi pas përplasjes së rëndë.

 

Agron Toska u transportua menjëherë në spital, por për shkak të plagëve të marra fatkeqësisht nuk arritit të mbijetonte.

 

Ndërkohë që policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit  tip Fuiristradë Tuareg Arlind Muçogllava.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *