Kanë dalë detaje të reja nga vrasja e 27-vjeçares italiane Vanessa Ballan, e cila u godit në trup 7 herë me thikë nga shqiptari nga Kosova, Bujar Frandaj.

Kolegët e 27-vjeçares kanë rrëfyer se Vanesssa ishte kthyer në një obsession për Bujarin, me të cilin kishte patur një lidhje dashurie, por e kishte ndërprerë në qershor të këtij viti.

Lexo edhe :

Related Posts

Në dëshmitë e tyre kolegët e Vanessës kanë thënë se Bujari e përndiqte atë në vendin e punës, duke u future shpesh në supermarket.

Sipas  tyre Bujari hynte deri në 4 herë në ditë në supermarket, ku bënte blerje të vogla, duke “torturuar” 27-vjeçaren, e cila ishte nënë e nja djali 4-vjeçar dhe ishte në pritrje të një tjetër fëmije.

Së fundmi na tha se ishte e frikësuar. Në tetor ajo na tha se kishte shkuar për të bërë një kallëzim përndjekjeje”, thotë një kolege e Vanessa për Corriere della Sera.

Me Bujar Fandaj, 41-vjeçarin kosovar, i cili sipas Prokurorisë së Trevisos e vrau me 7 goditje me thikë, gruaja kishte pasur një lidhje që përfundoi në verën e vitit 2023. Që nga ai moment nisi përndjekja nga ana e autorit të dyshuar.

Ai vinte shpesh këtu. Ndoshta e ka bërë me justifikimin se ka për të marrë vetëm një gjë, ka pasur ditë që e kemi parë deri në katër herë në mëngjes. Ajo padyshim ka reaguar e mërzitur dhe në periudhën e fundit kishte frikë”, tha mes të tjerash kolegu i saj.

Një tjetër kolege e 26-vjeçares, Tatiana, dërgon një mesazh në emër të të gjithëve të cituar nga gazeta il Messaggero: “Jemi thellësisht të tronditur dhe të pikëlluar. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes. Do të flasim me kompaninë sepse ne duam të bëjmë diçka për të kujtuar Vanessën”. Tatiana konfirmon se Bujarin e ka parë shpesh të kalonte në supermarket: “Ai ishte i qetë në shikim të parë, por nuk fola kurrë me të.

Bujari njihej edhe në lokalin ngjitur me supermarketin. Pronari, i intervistuar sërish nga Messaggero theksoi se autori ishte tifoz i zjarrtë i Interit.

Ai është një tifoz i zjarrtë i Interit. Ai shpesh vjen këtu për një kafe dhe pinte cigare. Nuk ka shkaktuar kurrë probleme. Ai dukej si një person i qetë”, tha pronari i lokalit.

Edhe tre orë pasi theri me thikë Vanessa Ballan, burri hyri në një lokal në San Vito di Altivole, ku jeton. “Porositi një birrë, të cilën e piu me qetësi, duke biseduar me ne dhe me një klient tatuazhesh”, thonë nëpunësi i sportelit dhe pronari.

Ai ishte i qetë, foli për tatuazhin që kishte bërë së fundmi, lidhur me një grua me të cilën kishte pasur një lidhje, piu birrën e tij sikur të ishte asgjë, por para së gjithash kërkoi të shkonte në tualet.”, tha ai.

Tashmë pamjet nga kamerat e lokalit po shqyrtohen nga hetuesit. Ato do të përdoren për të vërtetuar nëse burri ka larë ndonjë gjurmë të krimit.

/Vizionplus.tv/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *