Një sherr i ashpër shpërtheu mes një çifti pasi gruaja kërkoi një dhuratë prej rreth 5 euro për ditën e Shën Valentinit dhe i fejuari i saj mendoi se kërkesa e saj ishte e tepruar, duke e quajtur atë “mosmirënjohëse”.

22 -vjeçarja shkroi në Reddit se është fejuar me një 27-vjeçar , me të cilin u grind ashpër pak ditë më parë për dhuratat e Shën Valentinit. Sipas Mirror , vajza ka porositur një kartolinë që kushton më pak se 5 euro , në mënyrë që i dashuri i saj të shkruante një dedikim romantik dhe ta bënte dhuratë .

Mirëpo, sapo pa porosinë u tërbua, duke bërtitur se tashmë do të japë shumë para për darkën që organizoi dhe nuk ka kohë të shkruajë urime .

“U përpoqa t’i shpjegoja se më mirë do të kisha një kartolinë të lirë ose të punuar me dorë me një mesazh sesa të dilja në një takim dhe të shpenzoja paratë e tij. Ai tha se do të preferonte të dilte jashtë sesa të shkruante një letër dashurie ”, ka shkruar gruaja në postim.

Më pas ajo shtoi se “ Unë jam një person emocional dhe preferoj gjestet e vogla sesa dhuratat e bukura. Gjithmonë më kanë pëlqyer kartolinat e rasteve të veçanta dhe kam ruajtur jo pak, si për shembull ato të ditëlindjeve. Por i fejuari im dëshiron të investojë para për të fituar tjetrin dhe i urren idetë e mia .’

Disa përdorues të platformës e kanë mbështetur vajzën dhe kanë përmendur se partneri është egoist, ndërsa disa kanë shkruar se çifti ka një qasje tjetër ndaj jetës, ndaj do të ishte më mirë të ndaheshin sesa të përpiqeshin të qëndronin bashkë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *