E enjte, 1 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

E paralizuar dhe në kushte të vështira, e moshuara bën apel për ndihmë

Një banore e fshatit Zvirinë bën apelin për ndihmë, pasi duke qënë në gjendje të paralizuar vuan edhe nga një shtëpi gjysëm e rrënuar.

 

Reklamë

Ajo quhet Marjana Mile. E sëmurë që në moshë të vogël nga poliomeliti, ka mbetur prej atëhere e paralizuar dhe pasojat e kësaj sëmundjeje I vuan edhe sot. Si të mos mjaftonte paraliza e këmbëve, edhe rethanat sociale I ka mjaft të vështira.

 

Gjithë jetën për të janë kujdesur të afërmit, prindërit sa kohë I kishte gjallë, e pas tyre kjo barrë ka rënë mbi nipin e saj 25 vjeçar. I cili duke përfituar rreth 10 mijë lekë të vjetra në muaj për kujdestarinë ndihmon sa mundet 64 vjeçaren e paralizuar që fëmijë.

 

Halli që ka zënë banoren e fshatit Zvirinë nuk është ky, sepse ajo problemin më të madh ka banesën. Marjana Mile jeton në një banesë thuajse të rrënuar, e cila ka vetëm një dhomë e një korridor të vogël, por pa banjo që I është shkatërruar.

 

Varfërinë është munduar ta përballojë me dinjitet, dhe kjo tregohet nga ambjenti I pastër aty ku jeton. E lodhur nga mundimet dhe varfëria, pa kushtet më minimale për të jetuar, kjo 64 vjeçare tani apelon për ndihmë.

 

Kryebashkiaku i Maliqit Gëzim Topçiu, duke e njohur situatën e kësaj gruaje thotë se do të ndërhyet shumë shpejt për riparimin e shtëpisë së 64 vjecares duke I ndërtuar edhe tualetin.

 

Ky është një premtim që do të realizohet nga bashkia Maliq. Por 64 vjeçarja apelon për ndihmë nga kushdo që ka mundësi për t’i lehtësuar sadopak vuajtjet e të jetojë në gjendje të pështatshme sociale këtë moshë e vitet e pleqërisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë