10 mijë studentë kanë nënshkruar peticionin për hapjen e auditoreve për seminare, praktika dhe punë laboratorike.

 

Ashtu sic paralajmeruan te henen ne mbremje ne emisionin “Quo Vadis” ne Vizion Plus, firmat janë dorëzuar këtë të martë në ministrinë e arsimit, me kërkesën për t’u kthyer fizikisht në fakultete edhe për realizimin e provimeve.

 

Mijëra studentë kundërshtojnë provimet online pasi sipas tyre, krijon pabarazi.

 

Ndërkaq komiteti i ekspertëve ka deklaruar një ditë më parë, se po shqyrton situatën së bashku me ministrinë e Arsimit, për hapjen ose jo të auditoreve dhe do te kete nje vendim brenda kësaj jave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *