Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka deklaruar se nuk do të garojë për Bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e 14 majit, por do të mbështesë kandidaturën e Igli Cares.

 

Këtë gjë, Duka e paralajmëroi një javë më parë në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, ndërsa sot, në një postim në rrjetin social Facebook, ai shkruan ka dhënë arsyet e këtij vendimit.

 

Ndonëse anëtarësia e kishte propozuar si emër potencial për të garuar, Duka thotë se do i përkushtohet fushatës së PAA dhe e ka të pamundur të jetë pjesë e garës.

 

Ai teksa ka falenderuar çdo anëtar për propozimin, u ka premtuar qytetarëve të Durrësit se do i mbështesë gjithmonë.

 

Nuk do të garoj në Durrës, do të mbështes kandidaturën e Igli Carës!

 

Të dashur qytetarë të Durrësit!

 

Përmes këtij postimi dua të ndaj me ju një vendim.

 

Më njoftuan nga dega lokale e PD-së në këtë qytet se në disa njësi, anëtarësia e kësaj partie më ka propozuar si kandidat për të marrë pjesë në zgjedhjet paraprake, për kandidatin për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore, si përfaqësues i opozitës.

 

Ndjej të falenderoj çdo qytetar durrsak, që është pjëse e Partisë Demokratike, dhe që ka propozuar që unë të jem në këtë garë. E vlerësoj maksimalisht dhe, me zemër do të doja ti përfaqësoja ata dhe shumë të tjerë në këtë garë, me dëshirën e madhe për të bërë më të mirën për qytetin dhe fshatrat e Durrësit.

 

Por, duke qenë kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, unë jam i detyruar ti përkushtohem fushatës së PAA-së në të gjithë Shqipërinë. Ndaj dhe e kam të pamundur të jem personalisht pjesë e kësaj gare.

 

Unë i premtoj çdo demokrati dhe çdo qytetari durrsak, se kontributi im do të jetë, si përherë, për qytetin dhe qytetarët e kësaj bashkie.

 

Unë përsonalisht dhe PAA me strukturat e saj, do të mbështesim zyrtarisht kandidatin demokrat Igli Cara, me bindjen e plotë se ai është njeriu që i duhet bashkisë së Durrësit dhe qytetarëve të Durrësit.

 

Edhe njeherë, falendroj ata që më kanë propozuar dhe i siguroj se do të jemi bashkë në të njëjtin front, për të bërë më të mirën për qytetin tonë.

 

Me respekt

 

Agron Duka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *