Subscribe

Lefter Koka nuk do të jetë deputet në këtë 4-vjeçar.

 

Ai garoi nën siglën e Partisë Socialiste në Durrës, por në mënyrë të papritur njoftoi këtë të mërkurë në “Facebook” vendimin e tij për të lënë mandatin e deputetit.

 

“2 dekada më parë me përgjegjësi të lartë publike, mora përsipër të garoja për të qenë zëri qytetarëve durrsakë. Në këtë rrugëtim plot sfida, suksese e padiskutim dhe dështime, pata fatin të dëshmoj fuqinë e besimit, si dhe dinjitetin e njerëzve që punojnë çdo ditë me ndershmëri dhe përkushtim për një të ardhme më të mirë. Në morinë e sfidave me të cilat ky rrugëtim të përball është gjithmonë e vështirë të ndalesh një moment dhe të vlerësosh se kur është koha e duhur për të mbyllur një cikël. Sot është dita që rrugëtimin tim politik ta vijojnë ata mijëra bashkëpunëtorë të mi, që më bënë fitues për vite me radhë dhe që mbase nuk kam mundur asnjëherë t’i falenderoj sa duhet. Sot, e ardhmja u përket atyre! Me këtë vendim timin, është njohur institucionalisht si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ashtu edhe Kuvendi i Shqipërisë. Së fundmi, mirënjohje të madhe për mundësinë , besimin dhe privilegjin e jashtëzakonshëm që më është dhënë t’i shërbej me përkushtim qytetit, vendit dhe njerëzve që dua! Shqipëria është padyshim sot një vend më i mirë se dje, është vendi plot dritë shprese që na përket të gjithëve.”

 

Më parë mandatin e deputetit nga radhët e socialistëve e dorëzuan edhe Najada Çomo e Gramoz Ruçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *