“Facebook” i ka habitur të gjithë me vendimin e fundit. Një shportë me qepë është konsideruar si një fotografi shumë seksi dhe për këtë arsye “Facebook” e ka bllokuar. Imazhi “ofendues” ishte postuar në faqen zyrtare të “Gaze Seed Company”. Por pasi një nga 10 mijë anëtarët e faqes së dyqanit e raportoi foton si të papërshtatshme, “Facebook” hyri në veprim.

 

“Sapo u njoftuam nga “Facebook” se fotografia e përdorur në faqen tonë ka përmbajtje seksuale. A mund ta shihni? Sa shumë mendje të ndyra atje”, ishte reagimi i “Gaze Seed Company”. Menaxheri u shpreh se mbase format e rrumbullakëta të qepëve mund t’u jenë dukur si gjinj. Komentet për këtë rast nuk ishin të pakta.

 

“Qepë? Unë kam parë disa postime të karotave që mund të jenë të diskutueshme”, tha njëri prej komentuesve.

 

Ndërsa të tjerë u ankuan se postimet e tyre ishin fshirë disa herë për asnjë aryse.

 

“Facebook” më vonë hoqi dorë nga bllokimi i fotografisë dhe kërkoi falje për konfuzionin.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *