E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

E pabesueshme! Tirana bie nga Superliga

27 maj 2017! Kjo datë do të shënohet në histori si njolla më e madhe e klubit të futbollit Tirana.

 

Bardh e blutë për herë të parë që nga krijimi i tyre si ekip janë kanë rënë një kategori më poshtë.

 

Reklamë

Barazimi në sfidën e fundit të kampionatit 0-0 në stadiumin “Loro Borici” të Vllaznisë ka rezultuar fatal për një nga klubet legjendë të futbollit shqiptar.

 

Në ndeshjen që u ndoq nga 15 mijë tifozë ekipi i Tiranës bëri përpjekjen maksimale për të arritur një fitore por nuk ishin konkret në portën kuq e blu.

 

Duke llogaritur fitoren e Laçit 2-1 ndaj Teutës dhe fitoren 3-0 të Flamurtarit ndaj Korabit, në përfundim të këtij edicioni futbollistik Tirana u rendit e parafundit duke shoqëruar Korabin një kategori më poshtë.

 

Feste e madhe ne “Loro Borici” per sigurimin e mbijeteses ndersa Tirana dhe tifozet e saj te shumte po perjetojne momente dramatike, teksa shumica e lojtareve kane shperthyer ne lot pas vershellimes te gjyqtarit italin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë