Ritmi i përhapjes së COVID-19 në SHBA po bëhet vërtet I frikshëm.

SHBA, tani janë vendi me numrin më të madh të të prekurve nga ky virus. Kina dhe Italia janë kaluar në harkun kohor të pak ditëve.

Tashmë në SHBA janë 100 mijë e 396 raste positive me koronavirus. Ndërkohe numri I viktimave ka shkuar në 1543.

Vetëm në orët e fundit ne Amerikë llogariten mbi 250 të vdekur.

Edhe numri I rasteve të reja këtë të premte ( ndonëse bilanci nuk është përfundimtar) I ka kaluar 15 mijë.

New York dhe Luiziana janë vendet me shifrat më të larta të përhapjes së semundjes së bashku edhe me nivelin e viktimave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *