E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

E pa veten kandidate për Këshillin e PD, Anila Godo: Duhet të jetë keqkuptim

Anila Godo ka reaguar në lidhje me praninë e emrit të saj në listën e kandidatëve për Këshillin Kombëtar të PD. Mjekja e njohur thotë se ka vite që nuk është aktive ne jetën politike dhe nuk ka ndërmend të bëjë prapakthehu.

 

Nisur nga kjo gjë, Godo shton se nuk ka kandiduar në Këshillin Kombëtar të PD e kësisoj emri në listë duhet të jetë një keqkuptim, nënvizion vajza e Sabri Godos.

 

Reklamë

“Të nderuar miq,

 Unë kam qenë dhe jam njeri me bindje të djathta, anëtare e PR që prej fillimit të demokracisë. Prej 10 vjetesh, per shkak te angazhimeve te shumta ne jeten akademike e spitalore, nuk jam nje person aktiv ne politike. Nuk kam kandiduar per anetare te KK të PD. Ndaj emri im ne liste, eshte me siguri nje keqkuptim, edhe pse e konsideroj si vleresim te madh.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë