Subscribe

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Korçë, ku mbetën të vrarë Emiljano Pine dhe Ilo Lluka, banorët e lagjes kanë treguar si e mësuan për ngjarjen e rëndë.

“Isha në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Dëgjova krisma, dola jashtë dhe i pashë të dy të shtrirë në rrugë. I njihja të dy personat. Emiljano ishte djalë i shkëlqyer. Nëna e Emiljanos e mbante në shtëpi babain e Ilos prej disa vitesh dhe kujdesej për të, që kur ishte edhe i shoqi gjallë”, ka treguar një banor.

Lexo edhe :

Related Posts

“Dëgjova krisma mbrëmë. I thashë gruas mos janë fishekzjarre dhe nuk dola në moment. Kur dola për të mbyllur derën pashë çfarë kishte ndodhur. Nuk njihja asnjërin prej tyre”, tha një tjetër.

Jashtë kamerave, fqinjët e Emiljano Pines kanë treguar se familja jetonte me qira. Ndërkohë që babai i autorit të ngjarjes bashkëjetonte me familjen e Emiljanos prej 4 vitesh. Nëna e Emiljanos kujdesej për shkak të pamundësive të tij fizike dhe moshës. Sipas banorëve, babai i Emiljanos kishte 1 vit që kishte ndërruar jetë dhe ata e vazhdonin bashkëjetesën.

Sipas burimeve nga policia, bëhet me dije se pista kryesore e hetimeve mbetet trashëgimia e një apartamenti në pronësi të babait të autorit të ngjarjes, i cili donte t’ia linte si trashëgimi djalit të kujdestares. Ilo Lluka ishte emigrant, jetonte në Greqi dhe pasi ka marrë vesh vendimin e të atit për shtëpinë, është kthyer nga shteti grek dhe mbrëmjen e djeshme vrau Emiljanon e më pas veten. 61 vjeçari Lluka njihet si përdorues i pijeve alkoolike ndërsa ekspertiza mjeko ligjore ende nuk e ka konfirmuar nëse ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin kur kreu krimin.

Mbrëmë rreth orës 20:00, 61 vjeçari Ilo Lluka ka ardhur në lagjen e 37 vjecarit të cilin e ka gjetur në një lokal afër banesës së tij të cilit i ka kërkuar të dalë përjashta dhe sapo ky i fundit ka dalë nga lokali e ka qëlluar me 4 plumba në gjoks.

Menjehere pas këtij akti, 61 vjeçari ka drejtuar armën drejt vetes duke gjetur vdekjen e menjëhershme vetëm pak metra larg 37 vjecarit i çil është transportuar me shpejtësi drejt spitalit të Korçës por pa mundur të mbijetojë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *