Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë postimin e shkrimatrit Jozef Radi, i cili ka publikuar një foto nga manifestimi i organizuar të hënën nga kreu i shtetit. Krahas fotos, shkrimtari shkruan se “dritat e vogla janë premisa për shpresa të mëdha”.

 

“Ku ka drita… ku ka shumë drita të vogla… ka edhe shpresa të medha! Besojuni dritave të vogla, vetveteve dhe e nesërmja ka per te qene me diell…I përqafoj të gjithe ata që besojne se janë drita të vogla për një të nesërme te përbashkët”, shkruan Radi. 

 

Ndërkohë, Meta e cilësoi një mesazh që i drejtohet çdo qytetari shqiptar për të dhënë shpresë e për ta bërë të sigurtë ëndrrën për një Shqipëri si gjithë Evropa.

 

“Një mesazh i mrekullueshëm i Jozefit, për çdo qytetar të këtij vendi. Secili nga ne, duke u bërë një dritë e vogël, i jep vendit një shpresë të madhe për ta bërë të sigurtë ëndrrën tonë për një Shqipëri si gjithë Europa! SË BASHKU PËR PRANVERËN KUQEZI! #PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *