Subscribe

10 tampona nga Korca jane derguar diten e sotme ne kryeqytet per t’u analizuar per pranine e Covid-19.

Pjesa me e madhe e mostrave jane te kontakteve te 6 rasteve te identifikuara, nderkohe qe 3 tampone mesohet te jene marre ne fshatin Vlocisht te Maliqit, pasi nje grua e moshuar pas ardhjes nga QSUT ka shfaqur simptoma te ngjashme me koronavirusin.

Krahas saj i jane marre tamponat edhe dy familjareve te saj. Burime te siguruara bejne te ditur se nga Pogradeci dhe Kolonja nuk ka pasur te dyshuar si te prekur nga koronavirusi, ndersa nga Devolli eshte derguar nje tampon i cili ka rezultuar negativ. Te njejtat burime thane se pergjigjet per tamponet e derguar pritet te vijne diten e sotme, per te kuptuar nese Korca do te vijoje te kete rritje te rasteve pozitive me covid-19.

Nje dite me pare jane shenuar 5 raste pozitive te reja ne Korce dhe dy dite me pare edhe nje tjeter rast duke e cuar ne 6 numrin e te prekurve nga koronavirusi.

Korca ka qene e paster prej me shume se dy muajsh nga te prekurit nga Covid-19, ndersa tashme rastet e reja te konfirmuara kane shtuar friken e qytetareve, por edhe kontrollet nga ana e task forces ne lokale dhe ambjente publike per te siguruar respektimin e distancave si dhe masat mbrojtese qe do te bejne te mundur frenimin e perhapjes se semundjes se shkaktuar nga Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *