Subscribe

Emisioni “Vizioni i Pasdites” i moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, ka sjellë këtë të enjte histori nga jeta njerëzore e të moshuarve të një azili në Tiranë.

 

Nëna Aglli 91-vjeçe ka treguar se është mjaft e lumtur që ndodhet në azil, pasi nuk donte t’i bëhej barrë asnjërit prej 4 fëmijëve të saj.

 

E moshuara ka treguar se ka patur një jetë të vështirë, pasi në moshën 5-vjeçare i vdiq nëna, ndërsa babai u martua me një tjetër dhe atë e rriti gjyshja.

 

Ajo rrëfeu mes emocionesh se drama e jetës së saj vijoi edhe pas vdekjes së nënës, pasi në moshën 14-vjeçare u nda nga jeta edhe gjyshja që e rriti, dhe pas kësaj atë e martuan.

 

E pyetur nga gazetarja se a do të donte të rrinte me fëmijët, e moshuara tha jo pasi nuk do donte t’i prishte rehatinë fëmijëve të saj.

 

“Kanë ardhur kohë të këqia, dua të rri në azil, nuik dua t’i bëhem barrë fëmijëve”, tha e moshuara.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *