Grabitje me dhunë gjatë natës në një fshat të Pukës.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se një grua e moshuar është dhunuar dhe grabitur në banesën e saj në fshatin Kishagji.

Nga rrëfimi paraprak i të moshuarës, dyshohet se kanë qënë dy persona të maskuar që kanë kryer grabitjen.

Pasi kanë goditur dhe lidhur 70 vjecaren Mrika Ndoja, dy personat me maskë kanë marrë edhe një sasi parash dhe janë larguar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *