Një ngjarje e pazakontë në Vorë. Policia e Tiranës njoftoi se një 16-vjeçare ka denoncuar në komisariat një 25-vjeçare për abuzim seksual.
Sipas të miturës, dy muaj më parë e reja e ka ftuar në shtëpinë e saj në Tiranë dhe më pas ka abuzuar seksualisht me të.
Ajo shtoi se më pas është dhunuar sistematikisht nga ana psikologjike dhe madje, e akuzon 25-vjeçaren se e ka detyruar të dhunojë veten.
Kallëzimin adoleshentja e bëri në prani të prindërve dhe psikologëve. 25-vjeçarja është shpallur në kërkim nga policia.