Policia ka zbardhur dinamiken e vrasjes së 26-vjeçarit, Martin Çeço, i cili u gjet i mbytur në fshatin Kolanec të Maliqit tre ditë më parë.

 

Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj janë vënë në pranga si autorë të ngjarjes të cilën e kishin inskenuar të dukej si vetëvrasje.

 

Buzë rezervuarit autorët kishin lënë shapkat e 26 vjeçarit, por pas nxjerrjes së trupit të pajetë të të riut, policia konstatoi shenja dhuna në pjesën e fytit.

 

Burime për Vizion Plus, bëjnë me dije se 26-vjeçari kishte krijuar njohje me një vajzë dhe kishte komunikime të vazhdueshme me të.

 

Njohjen e kanë mësuar autorët e dyshuar, të cilët i kanë kërkuar 26-vjeçarit të mos e vazhdojë raportin me të renë, por viktima nuk është bindur. Dyshohet se vajza për të cilën është vrarë Martin Çeço ka qenë në lidhje paralele me Bleti Angjon.

 

Tre të rinjtë ia kanë bërë të ditur këtë fakt edhe babait të viktimës, por duket se as fjalët e të atit se nuk e kanë ndaluar 26-vjeçarin.

 

Ka qenë motra e Martin Çeços e cila jeton në kryeqytet, ajo që ka detyruar babain të denoncojë zhdukjen e djalit. Ndërkohë, i ati i viktimës është të spital, në gjendje të rënduar psikologjike.

 

Natën kur dyshohet se ka ndodhur ngjarja autorët e kanë nxjerrë nga shtëpia Martin Çeçon në orën 23:00 dhe për këtë arsye, 26-vjeçari ka dalë i veshur nga shtëpia me tuta, bluzë dhe shapka. Ata dyshohet se fillimisht e kanë mbytur dhe më pas e kanë hedhur trupin në rezervuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *