E martë, 15 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 05:00 Në vijim ora 05:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

E marta me vranësira dhe reshje shiu në gjithë vendin

Ilustrim · Vizion Plus

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes përgjatë vijës bregdetare e gradualisht priten të shtihen dhe në pjesën tjetër të vendit.

Gjatë ditës reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit, hera – herës shtrëngata afatshkurtra e lokalisht shkarkesa elektrike në zonën jugperëndimore dhe atë qendrore të territorit.

Në zonën e Alpeve, në lartësinë mbi 800-900 metra në veri-verilindje-juglindje reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 18m/s.

Temperatura më e ulët do të regjistrohet në Kukës, 14 gradë celcius, ndërsa më e larta në qarqet e Tiranës, Beratit dhe Fierit me 17 gradë celcius.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh