E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

E marta e zezë/ Përplaset për vdekje kalimtarja në Golem të Kavajës

Një tjetër viktimë është regjistruar si pasojë e një aksidenti rrugor këtë të martë në mengjes.

Pas ngjarjes së Divjakes ku një shtetas në tentative për të ndjekur hajdutët e banesës së tij, ka humbur kontrollin e makinës dhe ka vdekur, një tjetër aksident ka shënuar viktimen e radhës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ne aksin rrugor Plepa-Kavajë, konkretisht tek Ura e Golemit.

Një grua e identifikuar me emrin Brunilda Shyti po tentonte të kalonte rrugën, në një aks ku në fakt është i ndaluar kalimi I këmbësoreve.

Ajo është përplasur nga një mjet dhe ka ndërruar jetë brenda në ambulance në tentative për tu dërguar në spital.

Vazhdo të lexosh

Reklamë