Ministrja e Kulturës Elva Maragariti ka ndarë lajmin e mirë me të gjithë shqiptarët, duke zbuluar se xhubleta, një veshje e lashtë, mbi 4 mijë vjeçare është nën mbrotjtjen e UNESCO-s.

 

Ajo shton se ky lajm i jashtëzakonshëm është një dhuratë për 110-vjetorin e Pavarësisë.

 

“Xhubleta në UNESCO! Një lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë #kulturore, si dhuratë në 110-vjetorin e Pavarësisë!  Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s.  Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit!”, ka bërë me dije në rrjetet sociale, Elva Margariti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *