Zbulohet një lokal në fshatin Trush te Sgkodres, i përshtatur për përdorim dhe për shitje të lëndës narkotike kokainë.

 

Arrestohet në flagrancë ne kuader te megaoperacionit “Tempulli” administratori i lokalit Altin Olaj.

 

Si rezultat, gjatë kontrolleve në lokalin e marrë me qira nga shtetasi A. O. (M.), në fshatin Trush, shërbimet e Policisë konstatuan se ky ambient ishte përshtatur për përdorim dhe për shitje të dozave të lëndës narkotike kokainë. Në këtë ambient, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në disa doza.Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi A. O. (M.), 41 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, thuhet ne njoftimin e policise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *