E premte, 2 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

E kishin paralajmëruar/ Hakerat publikojnë emailet e kryeministrit Edi Rama

Hakera e Homeland Justice kanë publikuar një material prej 640 mb të cilat pretendojnë se janë të kryeministrit Rama.

 

Reklamë

Para disa ditësh ata kishin hapur një sondazh ku pyesnin qytetarët për materialet që donin të shihnin.

 

Në materialin e publikuar nga hakerat ka përmbajtje të ndryshme, duke nisur nga komunikimi që kryeministri ka pasur me institucionet shtetërore dhe deri tek emailet e qytetarëve brenda dhe jashtë vendit, të cilët kanë denoncuar aferat korruptive.

 

Në email-in zyrtar të Ramës ka pasur edhe urime për rastet e festave.

 

Vlen të theksohet, se në sy bie numri i lartë i email-eve, që kanë të bëjnë me denoncimin e aferave te ndryshme korruptive nga qytetarët.

 

Më shumë video

Reklamë