Kristian Shpendi është një nga sulmuesit më në formë të momentit. Edhe pse luan në Seria B, Shpendi ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të Serie A dhe jo vetëm.
Ditët e fundit kanë qenë të shumtë zërat e analistëve të futbollit në Itali të cilët e shohin si një mundësi të artë që sulmuesi i U 21 të Shqipërisë të grumbullohet nga kombëtarja A “axurre”.
Por pavarësisht kërkesave të shumta nga klubet më të njohura të Serie A, Shpendi ka rinovuar kontratën me Çezenën deri në vitin 2028-të.
“Çezena njofton se i ka zgjatur kontratën sulmuesit Kristian Shpendi deri më 30 qershor 2028. Me mbërritjen në sektorin e të rinjve të Çezenës në verën e vitit 2019, sulmuesi i lindur në vitin 2003 fillimisht luajti në radhët e ekipeve U-17 dhe Primavera përpara se të bënte debutimin e tij në ekipin e parë në fillim të sezonit 2021/2022. Në mesin e protagonistëve të fitores së kampionatit të Serisë C 2023/2024, me fanellën e Çezenës, ai ka shënuar 35 gola në 80 paraqitje gjithsej. E gjithë familja e Çezenës i uron Kristianit fat në vazhdimin e aventurës së tij me bardhezinjtë”, shkruhet në njoftimin e klubit.