Debatet mes opozitës dhe mazhorancës për shtyrjen e afatit të komisionit hetimor të shëndetësisë janë zhvendosur ditën e sotme në Kuvend. Taulant Talla, ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin ka debatuar me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.
Balla duke iu drejtuar opozitës tha janë ata që e kanë sabotuar komisionin dhe theksoi se Kuvendi nuk ka asnjë kompetencë që t’i shtyjë afatin. Bardhi nga ana tjetër tha se kërkesa për shtyrjen e afatit të komisioneve bëhet me vendim të ndërmjetëm të kuvendit.
Lexo edhe :
Related Posts
Taulant Balla: Në nisje të seancës u artikulua e vetmja kërkesë afër procedurës që ka të bëjë me një kërkesë të 7 deputetëve, kërkesë e cila edha pse nuk përmbushte asnjë parakusht bazuar në rregullore, është shqyrtuar dje në mbledhje nga Konferenca e Kryetarëve. Që të zgjatet një komision hetimor, ligji i ka dhënë kompetencën vetë komisionit ta bëjë një gjë të tillë. Sot në orën 16:00 i mbaron mandati komisionit hetimor. Ju vetë e keni sabotuar me dëshirë sepse këtu ishim para një jave, pse nuk e bëtë një kërkesë 1 javë para se të mbaronte? Kjo sallë nuk ka asnjë kompetencë ta bëjë këtë. Ose formuloni një kërkesë për të ankimuar vendimin e djeshëm të konferencës së kryetarëve edhe të shprehet salla edhe pse nuk ka asnjë bazë.
Gazment Bardhi: Të bësh debat me ty për ligjin, këtu duhet të shembet godina. Ju sfidoj ju si ministër, kryetaren e kuvendit dhe këdo që të gjej një fjali që kërkesa për zgjatjen e komisioneve, bëhet me vendim të ndërmjetëm të kuvendit. Nuk ka asnjë fjali në raport me këtë. Ka një fjali që rrjedh nga e drejta kushtetuese e opozitës që thotë se kuvendi nuk mund të vendosë kufizim të kohëzgjatjes së komisionit. Që do të thotë se çdo kërkesë që vjen nga grupi nismëtar për kohëzgjatjen e punës së kuvendit apo për shtim të kohës që punës së kuvendit, detyrim i konferencës së kryetarëve ta sjellë për vendimmarrje. Vendimi nuk ankimohet askund, por ai vendim duhet të sillet për diskutim në seancë plenare nga kryetarja e kuvendit. Po i thoni komisionit që ju punuat dhe juve ju paguam për 4 muaj kot, por do të keni 0 produkt sepse ne nuk ju lejojmë të keni produkt. Kjo është shkelje e rregullores. Duhet të trajtohet nga seanca plenare. E përsëris kërkesën për të zgjatur punën për këtë komision./vizionplus.tv






