A e keni pyetur ndonjëherë veten pse kaq shumë personazhe të ndryshëm të filmave vizatimorë janë të verdhë ose kanë diçka vërtet të verdhë të ndezur rreth tyre?

Nga Tweety te Simpsons te Pikachu, shumë nga personazhet e njohur në serialet apo filmat për fëmijë kanë këtë ngjyrë karakteristike të verdhë. Pra, a është kjo një rastësi apo ka një arsye për këtë?

Disa vite më parë, kur Matt Groening po krijonte personazhet e njohura të Simpsons, ai po kërkonte një mënyrë për t’i bërë krijimet e tij të dalloheshin dhe ngjyra ishte padyshim një tipar kryesor. Më pas, një animator i sugjeroi t’i zverdhte. Vetë Groening, në një intervistë të mëparshme me BBC, kishte thënë për këtë zgjedhje të veçantë: “Nëse hasni disa njerëz të verdhë, automatikisht e kuptoni se janë Simpsons”.

Teoria e ngjyrave luan një rol vendimtar. E verdha është ngjyra më e dallueshme në spektrin vizual dhe është plotësuese me blunë – një nga ngjyrat kryesore të televizionit. Përveç kësaj, kombinimi i ngjyrave të përdorura për mediumin e televizionit ndihmon që ai të jetë një ngjyrë e përdorur gjerësisht. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *