Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
02 May 2026
Vizion fokus

Zelensky bisedë me kryeministrin Fico: Kmei nevojë për marrdhënie...

SHBA kërkon koalicion ndërkombëtar për sigurinë në Hormuz

Zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të konfliktit me...

Kuba dënon sanksionet e reja të SHBA

Wall Street Journal: Kina dhe Rusia po njohin aftësitë...

Largimi i 5 mijë ushtarëve amerikanë, ministri gjerman: NATO...

E rëndë në Itali, 15-vjeçari humb jetën në liqenin...

7 persona humbin jetën në Gaza pas sulmeve izraelite

Emiratet e Bashkuara Arabe rihapin hapësirën e tyre ajrore,...

Incident në ndeshjen mes skuadrave shqiptare, tifozi bie nga...

“E kapëm me dy vajza nga Shqipëria”, policia tregon si u arrestua “Baroni i Drogës”

9 Dhjetor 16:03

Policia e Kosovës ka zbuluar detaje të tjera në lidhje me arrestimin e Gëzim Çelës, të njohur ndryshe edhe si “Baroni i Drogës” për shkak se dyshohet si i përfshirë në aktivitetin e trafikut të sasive të mëdha të lëndëve narkotike.

Policia kosovare bën me dije se Gëzim Çela është arrestuar dje rreth orës 17:55 në fshatin Dardani të Ferizajt, teksa ndodhej në banesën e shtetasit nga Kosova me inicialet A.I. Ky i fundit dyshohet se e ka strehuar për një kohë të gjatë në banesën e tij Gëzim Çelën.

Lexo edhe :

Related Posts

'Baroni i drogës', Gëzim Çela pritet të ekstradohet në Shqipëri
Kush është baroni i Fushë Kuqes, Gëzim Çela? Në tetor i arrestuan komisarin që e mbronte dhe i sekuestruan pasuritë
U arrestua dje në Kosovë, jepet masa për “baronin” e drogës Gëzim Çela

Gjithashtu, në njoftim bëhet me dije se në momentin e arrestimit, Gëzim Çela, përveç shtetasit kosovar, shoqërohej edhe me dy vajza nga Shqipëria, të cilat ndodheshin në banesë me ta.Gjatë kontrollit të banesës, uniformat blu kanë gjetur dhe një armë zjarri automatik AK-47 me 15 fishekë.

GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, Gëzim Çelës për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Gjithashtu, ai është dënuar me 10 vjet e 8 muaj burgim nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municione luftarake”. Po ashtu, në vitin 2012, autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar me 19 vjet, 9 muaj e 29 ditë burgim, për kryerjen e veprave penale “Organizator i migrimit ilegal” dhe “Organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN), pas një pune intensive operative dhe në bashkëpunim e koordinim me autoritetet policore të Republikës së Shqipërisë, sot më 08.12.2023, në një fshat në Ferizaj, kanë arrestuar një të dyshuar.

Hetuesit policorë nga DHTN-ja kanë arritur që sot rreth orës 17:55, të lokalizojnë vend-ndodhjen e të dyshuarit, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar. I dyshuari G.Ç., (mashkull shtetas i Shqipërisë), në momentin e arrestimit ishte në shoqëri me dy femra shtetase të Shqipërisë dhe një mashkulli nga Kosova. Dyshohet se shtetasi i Kosovës, ka strehuar për një kohë në shtëpinë e tij në një fshat të Vitisë, të dyshuarin nga Shqipëria. Arrestimi është kryer në fshatin Dardani të Ferizajt dhe hetuesit e anti-drogës gjatë operacionit të arrestimit të të dyshuarit janë mbështetur nga njësi tjera të PK-së.

Për arrestimin janë njoftuar organet e drejtësisë dhe me urdhër nga prokurori i Departamentit të Krimeve të Rënda-Ferizaj është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit A.I., në një fshat të Vitisë. Gjatë kontrollit në shtëpi është gjetur dhe konfiskuar një AK-47 me 15 fishekë.

Po ashtu, lidhur me rastin është njoftuar edhe Njësia FAST-ILECU të cilët në koordinim me organet e drejtësisë, do të merren me procedura rreth rasteve kur kemi të bëjmë me arrestime të personave që janë në kërkim ndërkombëtar.

Policia e Kosovës do të vazhdojë aktivitetet në drejtim të sigurimit të një ambienti sa më të sigurt për qytetarët, arrestimin e personave të dyshuar dhe dërgimin e tyre para organeve të drejtësisë si dhe do të vazhdojë e të thellojë bashkëpunimin me policitë e shteteve mike, me theks të veçantë me Policinë e Shtetit. /Vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kosova Kronike

Nga e njëjta kategori

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i plagosur

më shumë...

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, humb jetën në spital drejtuesi i mjetit (EMRI)

më shumë...

Tiranë/ Vodhi varëse floriri me vlerë 12 mijë euro në një qendër tregtare, arrestohet 17-vjeçari

më shumë...

Vlorë, tentoi të vidhte motomjetin, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:34

Zelensky bisedë me kryeministrin Fico: Kmei nevojë...

8:18

SHBA kërkon koalicion ndërkombëtar për sigurinë në...

8:02

Zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të...

7:50

Kuba dënon sanksionet e reja të SHBA

7:45

Wall Street Journal: Kina dhe Rusia po...

7:41

Largimi i 5 mijë ushtarëve amerikanë, ministri...

7:30

E rëndë në Itali, 15-vjeçari humb jetën...

7:22

Të shtëna me armë në Gjakovë, një...

7:05

7 persona humbin jetën në Gaza pas...

6:59

Emiratet e Bashkuara Arabe rihapin hapësirën e...

6:50

Incident në ndeshjen mes skuadrave shqiptare, tifozi...

6:08

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, humb jetën në...

6:06

NATO reagon për largimin e 5 mijë...

5:35

Këto janë anët më të këqija të...

5:27

SHBA largoi 5 mijë ushtarë nga Berlini...

5:05

Anis Mehmeti “prek ëndrrën”, sezonin e ardhshëm...

4:58

Starmer lë të hapur mundësinë për ndalimin...

4:51

Parashikimi i motit për ditën e diel

4:34

Mbaron periudha e vuajtjes, muaji maj sjell...

4:27

Tiranë/ Vodhi varëse floriri me vlerë 12...

Më të klikuarat

  • Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma Vip, Ola i del në mbr...
  • “Ajo nuk do të preket kurrë”, nëna e Indrit flet...
  • Feston 37-vjetorin e lindjes, Indri merr surprizën e veçantë...
  • Hyrje të reja dhe vendime që trondisin garën, nis “Fer...
  • U nda nga i dashuri LIVE! Nëna e Indrit flet hapur për vendi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.