E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:04 Në vijim ora 04:04: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“E kanë pushtuar demonët”, Dijonisi: Valeri është i mirë, por…

Mes batutash dhe harmoni ka vijuar spektakli i kësaj të hëne i “Ferma VIP”.

Pak ditë më parë, Dijonisi me shaka i hodhi kripë Valerit, me pretendimin se e kishin pushtuar demonët dhe fliste para pasqyrës natën.

Pas veprimit të tij, Dijonisi thotë se Valeri ka ndryshuar.

“Nuk kam asnjë gjë personale me Valerin, e kam me demonat që ka në trup dhe e kanë pushtuar. Ai flet para pasqyrës. Unë mora hapin t’ia heq demonin dhe besoj ja kam arritur. Shihe sa i mirë është tani”, tha Dijonisi.

Reklamë

“Është demon besprerë”, shtoi Mariana.

Për të pasuar batutat e tyre, kryeplaku Bes Kallaku tha se Xhesika është e mbrojtur se ka hajmali.

“Xhesika ka imunitet, ka hajmali dhe nuk e gjen gjë. Por nuk e dimë se ku ka shkuar demoni në fermë”, tha Besi./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë