E shtunë, 17 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“E kam fituar përjetë lirinë”/ Rama telefonatë me Thaçin në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, duke i uruar 18 vjetorin e Pavarësisë së shtetit të Kosovës.

Në videon e publikuar në Facebook, dëgjohet teksa Rama i uron Pavarësinë  e Kosovës, Hashim Thaçit, ndërsa ky i fundit ndodhet në Hagë aty ku prej 5 vitesh mbahet i burgosur.

Reklamë

Postimi i Ramës:

????????Prej vitesh telefonata e urimit të 17 shkurtit nga Haga është e vështirë emocionalisht, por sot Komandanti ishte si asnjëherë i qetë në zërin e tij, duke ma përsëritur dy herë, në fillim e në fund, “Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush!”????????

Reklamë


Në bisedë Rama i shpreh keqardhje Thaçit që nuk mund të bëjë më shumë për 4 ish-krerët e UÇK të cilët ndodhen në paraburgim, ku akuzohen për krime lufte, edhe pse në mbrojtje të tyre kanë dalë politikanët nga mbarë Shqipëria, Europa dhe SHBA, të cilët faktojnë të kundërtën.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë