Subscribe

Pavarësisht angazhimit policor, nuk ka asnjë person të arrestuar per vrasjen e Demir ( Dem) Backës të shtunën në mbrëmje në Fier!

 

Autoret dogjen makinen ne fshatin Daullas dhe më pas humbën gjurmët pak pasi kishin vrarë me bresheri kallashnikovi 57-vjecarin qe ndodhej ne makinen e tij tip AUDI.

 

Në drejtim të tij u qëllua 15 herë, ndonese Demir Backa vdiq vetëm pak minuta më vonë. 

 

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurise ne biznese afer zones ku ndodhi krimi per te gjetur elemente qe mund te ndihmojne ne hetime.

 

Fisi Backa eshte teper i njohur ne Fier.

 

Së pari për forcën e tyre ekonomike dhe pastaj edhe per ngjarje te se kaluares, pasi Medi Backa, djali i xhaxhait te Demirit ështē vrare ne 1997 ne Masakren e Levanit, duke qene anëtar i Bandes se Pusit te Mezinit.

 

Kjo e kaluar mund të jetë nje nga pistat e ngjarjes së rëndë, sikurse po hetohet edhe pista tjetër e një konflikti që ky fis pati vitin e kaluar.

 

Djali i një biznesmeni ka ngacmuar mbesën e viktimes dhe ka pasur një konflikt serioz per kete ngjarje.

 

Aktiviteti ekonomik dhe “lufta” per influenca te kesaj natyre jane gjithashtu pista per tu hetuar.

 

Demir Backa që njihej në Fier me shkurtimin Dem Backa, kishte ne pronesi disa biznese mes Fierit dhe Sarandes, por më i njohuri ishte lokal “Piazza” ne qender te Fierit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *