Subscribe

Dalin detaje të tjera në lidhje me ekzekutimin e një shtetasi shqiptar të martën në mbrëmje  në Greqi.

 

Vktima është Marius Diamanti ( Dhiamandis) 37 vjec me origjine nga Delvina.

 

AI u ekzekutua pranë karburantit të tij, biznes që ishte regjistruar në prani të gruas së tij, kjo e fundit është shtatzene me binjake.

 

Dy autoret, që dyshohet se janë shqiptare, iu afruan karburantit, patën një zënkë fillestare me viktimen dhe më pas qëlluan drejt tij pa mëshirë.

 

Vec Marius Diamantit është plagosur edhe një shqiptar tjetër që ishte pranë tij.

 

E kaluara e viktimes është objekt I hetimeve, pasi viktima ka qënë I përfshirë në disa ngjarje kriminale.

 

Diamanti është arrestuar  për një sasi kokaine që iu gjet në makinë.

 

Në 14 shkurt 2010 në rrugën Fokionos Negri në Kypseli u vra një 30-vjecar shqiptar. Për ngjarjen u prangos Diamanti, por pas shumë hetimesh ai u shpall I pafajshëm ndonëse arma që u gjet në vendin e ngjarjes kishte qënë e njëjte me atë që iu gjet marius Diamantit gjatë arrestimit.

 

Po ashtu ai përmendet si I arrestuar edhe për një ngjarje kriminale në Mykonos, por edhe në këtë rast ishte lënë me detyrim paraqitje.

 

Mirëpo pika më e fortë e hetimeve lidhet me një borxh të madh prej 200 mijë euro që viktima I kishte disa personave.

 

 

Vrasja ka shqetësuar shumë autoritetet greke sepse është në vazhdën e disa ngjarjeve të rënda kriminale dhe ekzekutimeve të shqiptareve në Greqi, shqiptarë që rezultojne të jenë pronare biznesesh, restorante dhe karburante.

 

Në shumicën e rasteve kemi të bëjmë me vrasje mafioze, mes shqiptarëve.

 

Karburanti ne pronesi te Marius Diamantit, ku ai edhe u ekzekutua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *