Subscribe

Një 58 vjeçar i kafshuar pak ditë më parë nga një qen i racës së Sharrit, ndërroi jetë gjatë natës duke u gdhirë e mërkura në shtëpinë e tij në Elbasan.

 

Rifat Bajrami ishte sulmuar nga kafsha në pjesën e sipërme të trupit, teksa po shkonte në punë në periferi të qytetit.

 

Ai shkoi menjëherë në spital ku mori ndihmën e parë, e më pas u dërgua edhe në Tiranë për mjekim më të specializuar.

 

Me përmirësimin e gjendjes shëndetësore, 58-vjecari iu rikthye punës. Por duket se plaga e shkaktuar nga qeni i ka sjellë hemorragji të brendshme dhe trombozë, çka i mori jetën.

 

Mjekët pohuan se Rifat Bajrami vuante edhe nga diabeti, e duket se kafshimi nga qeni i solli komplikacione të rënda.

 

Vdekja e 58-vjecarit rikthen në vëmendje lëvizjen e qeneve të rrugës, që rrezikojnë kalimtarët. Mjeku veteriner Nazmi Sibja thotë se kafshimi nga qeni mund të rezultojë fatale për një njeri nëse nuk ndërhyet në kohë.

 

Pak kohë më parë një grua, ndërsa po dërgonte mbesën në shkollë u sulmua nga qentë e rrugës në hyrje të shkollës së fshatit Papër, fatmirësisht pa pësuar lëndime të mëdha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *