Subscribe

Policia e Durrësit ka arrestuar një 31-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Sundimi i Ligjit”.

 

Saleo Kiptiu, i cili rezulton i dënuar më parë për vjedhje të tjera dyshohet, se ka vjedhur në 3 biznese, në Durrës, gjatë ditëve të fundit.

 

Nga veprimet hetimore dyshohet 31-vjeçari:

 

më datë 02.12.2023, ka tentuar të vjedhë në një dyqan, në lagjen nr. 11;

 

-po më datë 02.12.2023, ka vjedhur xhiron ditore të një dyqani, në lagjen nr. 12;

 

-më datë 06.12.2023, ka vjedhur xhiron ditore dhe disa pije, në një lokal, në lagjen nr. 3.

 

Policia njofton se po punon për të zbardhur vjedhjet e tjera që mund të jenë kryer nga Kiptiu./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *