Asambleja e partisë socialiste është shoqëruar me 8 ndryshime të forta në strukturat e saj në qarqe.

 

Largimi më i bujshëm është ai i Ditmir Bushatit si koordinator i Shkodrës. Në vend të tij, kryesocialisti Rama njoftoi vendosjen e kryetarit të bashkisë Valdrin Pjetri.

 

Pas marrjes së njoftimit për shkarkimin nga ky post Ditmir Bushati, tha se nuk ka rëndësi se kush do të jetë në krye, por cuarja përpara e qytetit verior.

 

 

DITMIR BUSHATI

 

ISH-MINISTER I JASHTEM

 

E para ju falenderoj për durimin, të jeni të qetë, do të kemi edhe komunikime të mëtejshme për këtë dhe cështje të tjera. Unë di të them që nuk ka rëndësi nëse kam më post apo jam pa post, e rëndësishme është për cfarë cështjesh luftoj dhe për cfarë pikëpamjesh mbroj. Mungesa e ofiqit më bën të jem edhe më i vendosur për të çuar përpara projektet dhe idetë për Shkodrën”

 

 

Për sa i përket lëvizjeve të tjera në qarqe, në Lezhë drejtues politik do të jetë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në vendin e Lindita Nikollës, ndërsa në Tiranë largohet Blerina Gjylameti për t’ia lënë vendin dyshes drejtuese Elisa Spiropali-Ervin Bushati.

 

Lëvizjet prekën edhe sekretariatet e partise në këto 3 qarqe. Ndërsa risi është ministri i jashtëm Gent Cakaj i vendosur për të drejtuar cështjet për rininë.

 

E ndërsa në shtator do të nisin zgjedhjet në parti dhe në Janar të 2020 do të mbahet kongresi, Rama kërkoi nga strukturat hapjen e partise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *