Vendi
E hëna përvëluese, temperaturat ngjiten mbi 40 °C

Ilustrim · Vizion Plus
Të hënën, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Parashikohet mot i kthjellët në të gjithë territorin, me shumë orë dielli gjatë ditës.
Era do të fryjë nga veriperëndimi në verilindje me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit, herë pas here, pritet të arrijë 8–12 m/s. Valëzimi i detit do të jetë i ulët, nga 1 deri në 2 ballë.
Temperaturat do të jenë shumë të larta, me maksimumin që pritet të shënohet në Shkodër dhe Lezhë deri në 42°C, ndërsa gjatë natës minimalja do të zbresë në rreth 18°C.
/vizionplus.tv




