Dita e hëne ka përgjakur rrugët e vendit. Tre viktima janë shënuar nga aksidentet automobilistike. Nje kalimtar i rastit humbi jetën ne oret e para te mëngjesit ne Kavaje, teksa tentonte te kalonte nga njeri krah i rrugës ne tjetrin. Ndërkohe ne aksin Librazhd-Përrenjas, përplasja e dy mjeteve i mori jetën nje personi dhe la te plagosur tre te tjere. Viktima Astrit Balla udhëtonte se bashku me bashkëshorten kur makina e tyre u përplas me nje mjet me targe te Korçes. Aksidenti i trete ndodhi pasditen e se hënës tek kthesa e Boçoves ne Fier, kur mjeti qe drejtohej nga një 52-vjeçar u përplas me nje shtylle. Shkak sipas policisë, u be manovrimi i gabuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *