E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:04 Në vijim ora 04:04: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

E hëna ditë zie në Selenicë, bashkia mbulon shpenzimet e mortit të 8 viktimave

Këshilli Bashkiak I Selenicës thërriti një mbledhje të jashtëzakonshme si pasojë e ngjarjes së rëndë që tronditi këtë njësi vendore këtë të premte, teksa një krim I paprecedente brenda familjes la 8 të vdekur.

 

Këshilltarët bashkiak në Selenicë mbajten një minute heshtje në nderim te viktimave, anëtarë të një trungu familjar, katër femra dhe katër meshkuj, mes tyre edhe dy të mitur.

Reklamë

Po ashtu këshilltarët me unanimitet vemdosen që e hëna të jetë dite zie në Bashkinë e Selenicës.

 

U vendos gjithashtu që të gjitha shpenzimet e ceremonive mortore të 8 anëtareve të familjes Zykaj të mbulohen nga Bashkia e Selenicës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë