E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

E gjithë vëmendja ne Hollywood, në teatrin “Dolby” ndahen çmimet Oscar

Sonte e gjithë vëmendja është e përqendruar në teatrin “Dolby” në Hollywood. Aktorët më të njohur parakalojnë në tapetin e kuq, në ceremoninë e 91-të të Akademisë së çmimeve Oscar.

 

Drama e regjisorit Alfonso Cuaron “Roma” dhe një komedi-dramë për gratë “The Favourite” dominojnë listën e nominimeve, përfshirë edhe atë për “Filmin më të mirë”.

 

Reklamë

Me pas lista vijon me një tjetër produksion, filmin “A Star Is Born” me Bradley Cooper dhe këngëtaren e famshme Lady Gaga. Po ashtu filmi biografik për Dick Cheney si dhe“Black Panther”, që bëri historinë si filmi i parë më superheronj janë ne; listën e nominimeve në kategorinë për “Filmin më të mirë”

 

Te tjerë produksione pretendente per te fituar statujën e arte janë “Blackklansman”, Bohemian Rhapsody”, “Green Book” “First Man” dhe “Mary Popins Returns”.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë