Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Ndroq pasditen e some.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, mëson se një person ka mbetur i vrarë.
Lexo edhe :
Related Posts
Viktima është identifikuar si Alfred Dedja. Nuk dihet ende motivi i ngjarjes.
“Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.
Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar”, njoftoi policia./vizionplus.tv