Subscribe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës. Dy persona kanë humbur jetën pas plagëve të mara me armë zjarri.

Gazetari Tonin Frroku bën me dije për Vizion Plus, se ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të shkollës “Raqi Qirinxhi”.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas policisë, Ilia Lluka ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Emiljano Pine, i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.

Më pas, Ilia Lluka ka vrarë veten.

“Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga “Koço Golniku”, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. P., rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.

Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes”, njofton policia./vizionplus.tv 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *