E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Të shtëna me armë në Koplik, një i plagosur

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50, në Koplik.

Policia thotë se gjatë një konflikti për motive të dobta dyshohet se shtetasi M. H., ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë Genti Dulajn, 32 vjeç, banues në Koplik.

32 vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Reklamë

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë