Subscribe

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar një milionë euro pasuri të ish- shefit të Forcave Operacionale, Oltion Bistri dhe familjarëve të tij.

Nga hetimet e kryera dhe provat e administruara deri më tani, SPAK thotë se është evidentuar se që nga viti 2015 e në vijim Oltion Bistri dhe te afërmit, kanë kryer disa transaksione të dyshimta në lidhje me shitjen dhe blerjen e pasurive të paluajtshme në një vlerë totale  rreth një million Euro.

Lexo edhe :

Related Posts

Ish-zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, u arrestua në 27 korrik të vitit 2023,  në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, ku u vu në pranga edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka si dhe personazhe të tjerë të botës së krimit.

Nga zbërthimi i komunikimeve nga aplikacioni SKY ECC, rezulton se Bistri ka patur miqësi të ngushtë me biznesmenin Gjoka, i cili ka planifikuar, urdhëruar dhe paguar vrasje të disa kundërshtarëve së bashku me Bajrat, Ervis Martinajn, Astmer Bilalin dhe persona të tjerë.

Ish-shefi i Operacionales, Bistri, sipas bisedave në aplikacion me Gjokën, e ndihmonte këtë të fundit të shmangte kontrollet policore në kazinot e tij, kur ato operonin në të zezë.

Ndaj grupit që goditi SPAK në korrik rëndojnë një sërë akuzash për vepra të rënda penale, si:  “Vrasja me paramendim”,  “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shpërdorimi i detyrës”,  “Falsifikimi i dokumenteve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, etj./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *