Subscribe

Policia ka vënë në pranga drejtuesit e automjetit që shkaktoi aksidentin me një viktimë e pesë të plagosur në afërsi të fshatit Belorta, 10 km larg nga qyteti i Korçës.

Aksident ka ardhur pas përplasjes së dy mjeteve kokë më kokë, të cilët po lëvizin në kahe të kundërta, teksa dyshohet se shkak është bërë një manovër e gabuar.

Lexo edhe :

Related Posts

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 23 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, pasi në aksin rrugor “Korçë-Devoll”, pranë fshatit Belorta, Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, ka përplasur automjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin E. M., 36 vjeç, banues në fshatin Terovë, Maliq. Për pasojë ka humbur jetën 36-vjeçari E. M., si dhe janë dëmtuar shtetasit A. P., 50 vjeç, B. P., 20 vjeçe, D. P., 42 vjeçe dhe Dh. P., 36 vjeçe, banues në Kamëz, Tiranë, pasagjerë në automjetin tip “Hyundai”, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.

Viktima është Elvis Mizaku, 36 vjeçar nga fshati Terov i bashkisë së Maliqit, teksa personat e tjerë të plagosur raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *