Subscribe

Një plagosje me thikë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës.  Ngjarja u regjistrua në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Shkodrës, pranë zonës së spitaleve.

Shtetasi Anton Gjergji 26 vjeç, dëmtoi me mjet prerës (thikë), 22 vjeçarin Armandio Gjoka banues në fshatin Hot i Ri. Ai u dërgua menjëherë në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën. Policia e Shkodrës e ndihmuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve ku ndodhi ngjarja, si dhe nga dëshmitë e dëshmitarëve okular, arriti ta identifikojë në kohë autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Lexo edhe :

Related Posts

“Rreth orës 09:10, në lagjen “Skënderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. Gj., 26 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, i cili po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e 26-vjeçarit”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *