E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Grabitet dyqani i celularëve në Tiranë, një person i maskuar dhe i armatosur merr 15 telefona

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në rrugen “Muhamet Gjollesha” në afërsi të “21 Dhjetorit.”

Një person i maskuar, dyshohet i armatosur me psitoletë ka arritur që të marrë një sasi produktesh në dyqanin e celularëve.

Sipas dëshmisë paraprake të punonjësve autori ishte i vetem dhe me pistolete në dorë është futur në dyqan.

Duke kërcënuar më armë ai ka rrëmbyer 15 aparate celulare. Fill pas kësaj autori është larguar në këmbë dhe punonjësit kanë lajmëruar policinë.

Reklamë

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë dhe ato Shqiponja, të cilat bënë kqyrjen e vendngjarjes ndërkohë që janë sekuestruar kamerat e sigurisë për të bër të mundur identifikimin e autorit.

Në afërsi të zonës janë ngritur dids postoblloqe ku po verifikohen personat e dyshuar. Policia ndërkohë ka vënë në dispozicion 5000 euro shpërblim për këdo që ka informacion për vendodhjen e agresorit./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë