E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Krim i rëndë në familje, babai vret djalin me thikë në Tiranë

Një krim i rëndë në familje ka tronditur Tiranën mbrëmjen e sotme.

Policia bën me dije se babai ka vrarë djalin me thikë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50, te Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”.

Hekuran Gjoni, rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin Asim Gjoni, 37 vjeç, në banesën e tyre.

Si pasojë e plagëve të marra, 37-vjeçari ka humbur jetën në spital.

Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të metejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh