Shkëlzen Xhenje, i shpallur në kërkim në kuadër të dosjes “Metamorfoza” është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Shkodër.
Xhenje konsiderohet si krahu i djathtë i Eljo Hatos.
Lexo edhe :
Related Posts
Reparti Special “RENEA”, në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës kanë lokalizuar dhe arrestuar 32-vjeçarin, i cili konsiderohet me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore.
Sipas njoftimit, 32-vjeçari i ndaluar rezulton me precedent tejet të theksuar kriminal, i kërkuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, qëlloi me armë zjarri 2 shtetas, në Shkodër, në vitin 2021 dhe futi sende të kundërligjshme në IEVP Shënkoll.
Xhenje fshihej në banesën e tij, në fshatin Kuç.
32-vjeçari, shtetas me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, për shkak të akuzave/dënimeve për një shumëllojshmëri veprash penale.
Konkretisht, i akuzuar nga SPAK-u, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, i shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, pasi në vitin 2021, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, qëlloi me armë zjarri, shtetasit T. P. dhe K. M., si dhe i dënuar me 2 vjet burgim, nga Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.
Kush është Shkëlzen Xhenje
Shkëlzen Xhenje dyshohet si njëri prej autorëve të vendosjes së një sasie tritoli ndaj 34-vjeçarit Bledar Çekorja, më 28 janar 2014, në Shkodër.
Për këtë ngjarje ai u arrestua dhe qëndroi në burg për 4 vite e 8 muaj, ndërsa u lirua duke përfituar nga një amnisti në atë kohë.
Një muaj pas lirimit, më 18 shkurt të 2017-ës Shkëlzen Xhenje u arrestua për plagosjen e Flutura Muçës. Kjo e fundit e akuzoi se atentati ishte porositur nga Sadetin Sula i dënuar me burg përjetë për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij Suela Sula, motra e të plagosurës Flutura Muça. Xhenje mohoi se ka lidhje me këtë ngjarje.
Më 22 shkurt 2018 u sulmua me thikë ish-trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka. Autor i ngjarjes të këtij sulmi u dyshua Nehat Fojleta dhe Sehar Xhenje dyshohet se është personi që drejtoi mjetin me të cilin u larguan pas ngjarjes.
Më 21 shkurt 2021 dy vëllezërit Xhenje dhe Esmerald Hato dyshoheshin si autorët ndaj atentatit ndaj shtetasit Taulant Pepa. Sehar Xhenje deklaroi nga Italia se nuk ndodhej në Shqipëri dhe se kishte disa ditë që kishte ikur drejt Italisë.
Më 2 shtator të këtij viti Shkëlzen Xhenje mendohet se është njëri prej personave të përfshirë të vrasjen e Ismet Çekorja për llogari të Asmer Bilalit, ndërsa për këtë ngjarje nuk ka asnjë person të shpallur në kërkim për mungesë provash.
Nga ana tjetër, mësohet se viktima ka pasur lidhje shoqërore të ngushta me Asmer Bilalin. Ky një emër i skeduar disa herë nga autoritet dhe drejtësia shqiptare. I ndjeri punonte në fermën që Asmer Bilali ka, ku kujdesej për kuajt e tij apo për punë të ndryshme që kishte.







