E shtunë, 3 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Arrest shtëpie, policët mbërrijnë te banesa e Berishës: Si do të ruhet

GJKKO vendosi sot në mesditë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Berisha, i cili tashmë duhet të qendrojë mbyllur dhe të mos flasë me persona të tjerë përveç familjarëve të tij.

Ndërkohë, siç raporton gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj në një lidhje LIVE me studion e lajmeve me gazetarin Roland Zili, pak më parë në banesën e ish-kryeministrit kanë mbërritur efektivët e policisë dhe prokurorë për t’i bërë me dije masën e sigurisë të marrë ndaj tij.

Reklamë

“Agjentët kanë ardhur dhe janë ngjitur për t’i komunikuar masën. Do të ketë mbikëqyrje periodike dhe jo me polic te dera. Mbetet per t’u parë se si do të aplikohet kjo pasi pritet zbardhja e vendimit”, tha gazetari Esido Barkaj nga banesa e Berishës.

Do të jetë zbardhja e vendimit momenti kur do të mësohen detaje të tjera mbi masën e sigurisë ndaj Berishës, por siç mësohet paraprakisht, ai do të ketë mbikëqyrje periodike dhe jo një polic që e ruan 24 orë te dera. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë