E premte, 18 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

E fundit/ Aksident me vdekje në Rrogozhinë (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Rrogozhinë- Elbasan pranë zonës së quajtur Bishti i Zhurit”.

 

Bëhet me dije se një makinë tip Benz Mercedes me targa shqiptare ka shkaktuar aksidentin teksa është përplasur me një makinë të tonazhit të rëndë.

 

Informacionet e para bëjnë të ditur se brenda automjeteit ndodhet një person, i cili ka humbur jetën për shkak të përplasjes së fortë.

 

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se personi i pajetë ndodhet ende në automjet.

 

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video