E enjte, 17 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Showbiz

E fiksuar pas alkoolit, Chrissy Teigen rrëfen varësinë!

Ilustrim · Vizion Plus

Chrissy Teigen nuk ka qenë asnjëherë e ndrojtur për të treguar problemet e saj. Ajo gjithmonë është e treguar e sinqertë, dhe kur gjërat nuk kanë qenë në favor të saj. Kësaj radhe në fakt ajo ka rrëfyer problemet e saj me alkoolin, shkruan “Cosmopolitan”.

 

 

 

 

31-vjeçarja është shprehur se ka pasur një periudhë në jetën e saj, ku pa e kuptuar filloi të konsumonte shumë alkool. “E fillova duke menduar, ok edhe një gotë. Por më pas e kuptova që po pija shumë alkool”, – është shprehur Teigen.

 

 

 

 

Më pas fatmirësisht modelja e ka kuptuar se konsumimi i alkoolit nuk do i sillte asgjë të mirë, përkundrazi. “Ndihesha shumë keq. Kjo gjë që unë po bëja nuk ishte e mirë për veten time, as për John, as për askënd”,- vijoi më tej 31-vjeçarja.

 

 

 

 

 

Chrissy rrëfeu se askush nuk i ka përmendur problemet që ajo kishte me alkoolin, por vetë ajo e dinte se sjellja e saj nuk ishte e duhura. “Askush në fakt nuk më ka mërzitur duke më bërë moral rreth kësaj gjëje. Por unë e ndjeja në zemrën time që nuk isha mirë. Më bënte të ndihesha keq para njerëzve”,- ka treguar modelja.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh